Picture

Copyright© NSH Revistat "Rilindja"
Drejtor: Demë Topalli

Picture
     
        Ag Apolloni
(1982) ka diplomuar në Degën e Dramaturgjisë në Fakultetin e Arteve dhe në Degën e Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës, në të cilin aktualisht është asistent i Letërsisë botërore dhe vazhdon studimet e doktoratës. Ka punuar si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor në disa gazeta dhe revista kosovare. Ka botuar këto vepra: Zomb (2009), Drama (2010) dhe Parabola postmoderne (2010).
Picture
    
        Gëzim Aliu
(1977) ka diplomuar dhe magjistruar në Degën e Letërsisë Shqipe në Univeristetin e Prishtinës, ndërsa tash është punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Përveç shkrimeve të shumta studimore e publicistike të botuara në revista e gazeta të ndryshme, merret edhe me përkthime. Është autor i librave "Diskurset e ideve në prozën e Kadaresë" (studim) dhe "Në Klubin e të shëmtuarve" (roman).
Picture

        Agron Y. Gashi
(1977) ka përfunduar studimet në Fakultetin e Filologjisë, Dega e Letërsisë shqipe, si dhe studimet në Fakultetin Filozofik, Dega e Shkencave Politike. Është magjistër i shkencave filologjike dhe autor i librit studimor Autopoetika - modelet narrative autobiografike (2009), si dhe autor i disa punimeve shkencore të përkthyera dhe të botuara edhe në gjuhë të huaja. Është mësimdhënës në shkollën jopublike Mileniumi i Tretë në Prishtinë.
Picture

        
           Adil Olluri (1984) ka kryer studimet bachelor dhe master për letërsi shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës. Ka botuar një numër të madh shkrimesh nëpër gazeta dhe revista letrare. Shkruan poezi, kritikë dhe recensione për fenomene të ndryshme kulturore. Është autor i librit "Trilogjia postmoderne" (2011). Punon në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.