Jeta e Re – një revistë letrare mbarëkombëtare
Manjola Brahaj
Letërsia shqipe përgjatë gjithë historisë së saj ka patur organet e saj promovuese, më konkretisht revistat letarare, të cilat ia kanë dhënë frymën, zhvillimin dhe progresin në kohë. Ky proces është shoqëruar me lindjen dhe mbylljen e vazhdueshme të këtyre organeve letrare, për shkaqe nga më të ndryshmet e më së shumti financiare, kujtojmë këtu, duke filluar nga; “Flamuri i Arbrit” (1883 – 1887) i De Radës, “Drita” (1884 – 1885), që ndërroi emrin dhe u quajt “Dituria” e vllezërve Sami dhe Naim Frashëri, apo revista “Albania” 1897 - 1909 e Konicës, “Hylli i Dritës” (1913- 1944 – 5) e Gjergj Fishtës, “Ilyria” e Arsim Jakovës (1936- 39) e shumë të tjera përgjatë historisë deri tek “Fjala” e Agron Tufës që nis si gazetë (2001- 2006) dhe del si revistë në 2007-ën. Të gjitha këto me një rëndësi vendimtare dhe jetësore për zhvillimin e lëtërsisë dhe kritikës letrare shqiptare.
Por ka patur raste kur revsita të tilla janë ringjallur e kanë rinisë punën e tyre. Një rast konkret, i tillë është revista letrare Jeta e Re, që ringjallet në 2010-ën.
E kush nuk i don ringjallje të tilla?
PAK HISTORI
Viti i parë i botimit të Jetës së Re, pra daljes në qarkullim tw kësaj reviste letrare është 1949-a, i cili doli nën kujdesin dhe udhëheqjen e Esad Mekulit, që ishte dhe themeluesi i saj, por dhe drejtuesi për vitet 1949 – 1972. Numri i parë ishte i një formati prej 88 faqesh dhe për vitin e parë u realizuan 3 numra. Ndërkohë që me kalimin e viteve dhe me zhvillimin e saj, por edhe krijimin e përvojës numrat kanë shkuar gjithnjë në rritje, nga 3 në 6 (në 1950) e 12 (në 1950).Gjatë procesit të saj të zhvillimit, pas Esad Mekulit, Jeta e Re është drejtuar nga kryredaktorë të ndryshëm, ku mund të përmendim figura si; Rrahman Dedaj në vitin 1973, Rexhep Qosja, 1974, Hasan Mekuli 976 – 1981, Ali Jasiqi 1982 – 2000, Sali Bashota 2001 – 2003. I gjithë ky zhvillim ka kaluar nëpër peripecitë e tij dhe vështirësi të ndryshme, sidomos pas viteve 90-të ku u ndjenë më tepër dhe kjo çoi në zvogëlimin e numrave për vit, ku botoheshin vetëm 2 numra.
Me gjithe pengesat Jeta e Re vazhdoi të dilte deri në 2003-in dhe me një shkëputje tre vjeçare në 60-vjetorin e saj arrijnë të nxjerrin dhe një numër, për t’u ndërprerë më pas deri në 2010-ën kur kryeredaktor i saj zgjidhet Ag Apolloni.
Gjatë historisë së saj revista letrare Jeta e Re përveç kryeredaktorëve që e kanë udhehequr atë, që ishin figura të rëdësishme të letrave shqipe, në përgatitjen e saj kanë dhënë kontribut edhe emra të shquar të letrave shqipe, të cilët kanë punuar si redaktorë të saj, siç janë; Vehap Shita, Anton Pashku, Azem Shkreli, Nazmi Rrahmani, Din Mehmeti, Ali Podrimja, Mensur Raifi, Mehmet Kraja etj.
NJË FAZË E RE
Në 2010-ën Jeta e Re, ashtu siç edhe shprehen drejtuesit e saj të rinj, nis një jetë të re. Organizimin dhe drejtimin e saj tashmë e marrin në dorë një brez i ri letrarësh dhe studiuesish, me formim dhe botëkuptim krejtësisht të ri. Si kryeredaktor Ag Apolloni, redaktor përgjegjës Gëzim Aliu, redaktorë Agron Y. Gashi dhe Adil Olluri.
Falë kësaj Jeta e Re botohet në 2010-ën në 3 numra. Botimi vjen me disa risi, të cilat parashtrohen në editorialin e numrit të parë për fazën e re. Ruhen disa gjëra të përmbajtjes dhe të formës që të bëhet i mundur identifikimi i saj si vazhdim i Jetës së Re ekzistuese, por ndryshohen disa gjëra thelbësore, siç shprehet kryeredaktori i saj, për ta pastruar atë nga ideologjizmi. Prezantimi i autorëve dhe studiuesve bëhet i shoqëruar me një foto dhe një biografi letrare të shkurtër për secilin prej tyre, duke i ofruar lexuesit edhe një njohje më komode me ta.
Një ndryshim tjetër është edhe formati, i cili kësaj radhe rritet nga numri në numër, për ta mbyllur me numrin tre, i cili përmban 560 faqe, duke i dhënë hapësirën kryesore nobelistit Mario Vargas Llosa.
Kjo Jetë e Re, pra është konceptuar ndryshe me qëllim sjelljen e risive, si për nga formati, për nga organizimi ashtu edhe për nga përmbajtja, ndërkohë që ruhet linja dhe synimi kryesor i revistës, që është promovimi i autorëve të rinj, por edhe pasurimi dhe prezantimi i autorëve të konsoliduar dhe eminentë, qofshin këta shqiptarë apo të huaj.
E ndarë në pesë seksione, prozë, poezi, dramë, biseda (intervista) dhe, ese & kritikë, Jeta e Re konsolidohet kështu si një revistë thelbësit letrare.
Jeta e Re që në numrin e saj të parë në këtë fazë të re të zhvillimit të saj u ka ofruar mundësi promovimi dhe prezantimi me lexuesin, jo vetëm shkrimtarëve, poetëve, përkthyesve dhe studiuesve të Kosovës si; Milazim Krasniqi, Agim Vinca, Rexhep Qosja, Gëzim Aliu, Adil Olluri, Flamur Maloku, Osman Gashi, Blerina Rugova, Ndriçim Ademaj, Ibrahim Kadriu e shumë të tjerë etj, por edhe të Shqipërisë si; Agron Tufa, Primo Shllaku, Ridvan Dibra, Bashkim Hoxha, Ledia Dushi, Alma Dema, Vjola Isufaj, Lisandri Kola, Norel Zaimi etj dhe gjithashtu të gjithë shqipshkruesve që jetojnë dhe punojnë edhe nëpër hapësira të tjera nëpër botë.
Një vend të veçantë nga numri në numër kanë patur edhe emra të letërsisë së huaj qw janw sjellur nw shqip si; Guy de Maupassant, Herta Műller, Bernard Schlink, Umberto Eko, Albert Camus, Philip Roth, John Barth, Max Frish, Joyce Carol Oates, Edgar Allan Poe, Dimitri Allos, Mario Vargas Llosa, Cesare Pavese, Çingiz Ajtmatov, Charles Baudelaire, Maya Angellou etj.
Me këtë politkë të publikimit dhe të organizimi të saj Jeta e Re e zgjeron horizontin e përfshirjes, e shton larminë e prodhimtarisë së saj dhe i ofron lexuesit më shumë mundësi njohjeje, por edhe kënaqësi më të madhe, duke u shndërruar kështu në një organ letrar i letërsisë mbarëshqiptare dhe për më tepër, me cilësinë e saj të paraqitjes, organizimit dhe të realizimit si botim, kalon në një stad të lakmueshëm dhe konkurrentë me të gjitha revistat letrare që botohen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, e që për mendimin tim në këtë fazë të re, i ka tejkaluar ato.
VAZHDIMËSIA
Për vitin 2011 Jeta e Re e publikon numrin e saj të parë më 23 maj. Në këtë numër rubrika e parashikuar për prozën e huaj përfaqësohet nga emra si; Thomas Mann, James Joyce, Franz Kafka, Isaac Bashevis Singer, përkthyer nga; Avni Alija, Davjola Ndoja, Elvana Zaimi dhe Ervin Lani. Ndërsa nga proza shqipe nga emra si; Musa Ramadani, Beqë Cufaj, Primo Shllaku dhe Andrea Hila.
Në seksionin e poezisë do gjejmë emrat e; Thomas Stearns Eliot, Cesare Pavese, Vladimir Holan, Roman Kissiov, Mirash Martinoviq, përkthyer nga; Ag Apolloni, Manjola Brahaj, Trina Gojani, Mexhit Mehmeti dhe Smajl Smaka.Kurse emra të poezisë shqipe, ku nuk mungojnë emra të rinj, për këtë numër janë; Musa Ramadani, Bedri Hysa, Ymer Gashi, Milaim Berisha, Gani Xhafolli, Kujtim Morina, Shani Pnishi, Bekri Murselaj, Selvije Rexhepi, Bujar Vërbovci, Besnik Jaha dhe Alban Nuredini.
Drama përfaqësohet prej; Eugene O’ Neill përkthyer prej Ben Apolloni dhe një tragjedi e Ekrem Kryeziut. Në Jetën e Re 1 për 2011-ën gjejmë edhe intervistën e Oroson Welles-it të përkthyer prej Lavdie Lulajt, dhe intervistën e Musa Ramadanit.
Ndërkohë në pjesën e kritikës dhe esesë në gjuhë të huaj janë emra si; Ernesto Sabato, John Barth, Jean Starobinski, Kazuhiko Yamamoto, përkthyer prej; Flurans Ilias, Gëzim Aliut dhe Arlind Hysës. Ndërsa në pjesën e kritikës dhe esesë në shqip gjejmë emrat; Martin Camaj, Ag Apolloni, Sokol Zekaj, Gazmend Bërlajolli, Prend Buzhala, Halil Matoshi, Naile Demiri dhe Nexhmije Kastarati.
Kështu numri i ri për vitin 2011 përbëhet prej 465 faqesh, siç u prezantua më sipër, me një numër të madh shkrimtarësh, poetësh, dramaturgësh, studiuesish e përkthyesish të shquar, shqiptarë dhe të huaj që do t’i ofrojnë lexuesit shumë kënaqësi estetike dhe informacion rreth problematikave dhe zhvillimeve gjuhësore e prirjeve letrare bashkëkohore.
(Botuar në gazetën “Zëri”, 25 maj 2011)

Ringjallja e “Jetës së re” ka qenë sfidë
“Jeta e re” ka afruar rreth vetes shkrimtarët dhe lexuesit brenda dhe jashtë Kosovës dhe mendoj që është duke e kryer me sukses misionin e vet për ta kthyer edhe njëherë letërsinë në qendër të vëmendjes dhe për t’i njoftuar lexuesit shqiptarë me tendencat aktuale të letërsisë botërore, thotë Ag Apolloni në bisedë për “Zërin”
Ragip Sylaj
Ag Apolloni (Kaçanik, 1982) ka diplomuar në Degën e Dramaturgjisë në Fakultetin e Arteve dhe në Degën e Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës, në të cilin aktualisht është asistent i Letërsisë botërore dhe vazhdon studimet e doktoratës. Ka botuar këto vepra: Zomb (2009), Drama (2010) dhe Parabola postmoderne (2010). Aktualisht është kryeredaktor i revistës letrare “Jeta e re”.
Zëri: Ju jeni fitues i çmimit të MKRS-së për librin më të mirë të vitit në poezi. Sipas jush, cila është rëndësia e një çmimi për krijuesin letrar dhe me ç’kritere jepen ato ndër ne?
Apolloni: Unë librin nuk e kam shkruar për çmime, por çmimet janë bërë për libra dhe, si çdo njeri, ndihem mirë kur nderohem. Natyrisht rëndësia e një çmimi qëndron në faktin se tërheq vëmendjen e publikut rreth librit. Libri im së pari u mirëprit nga lexuesit, pastaj u vlerësua pozitivisht edhe nga kritika, për t’u kurorëzuar në fund me çmimin vjetor. Po të përdorej kriteri politik, unë, meqenëse kisha kritikuar disa herë ministrinë përkatëse, do të isha “i djegur”. Po të përdorej kriteri i “jaranive”, unë do të isha i fundit në listë, apo, mbase nuk do të figuroja fare aty. Por, supozoj që juria kishte një kriter letrar dhe besoj që vepra do t’ia shtojë vlerën çmimit.
Zëri: Ju jeni autor i librit të shpërblyer të poezive “Zomb”. Cili është vlerësimi juaj për poezinë që krijohet sot në Kosovë? Ku është ajo në kontekst të vlerave të poezisë evropiane dhe më gjerë?
Apolloni: Është shumë e vështirë të vlerësohet poezia shqipe sot, kur kemi një vërshim botimesh me poezi. Kurrë nuk është shkruar më shumë dhe kurrë nuk është shkruar më keq. Poezia ende shkruhet me një patetikë të padurueshme, me një ide kryekreje nacionale, shpesh kemi edhe poezi mediokre që shkruhet për “mesengjerin”, “facebook”-un, kompjuterin, “kabllovikin”, veturën etj., poezi kjo që, si duket, dëshiron ta kthejë poezinë një shekull mbrapa, në kohën e futuristëve që himnizonin teknologjinë. Sot, kudo në botë, poezia, po edhe mbarë letërsia, i është kthyer ndjenjave, është vënë në kërkim të një spiritualiteti, të cilin e kishin zhdukur ideologjitë materialiste. Poezia shqipe rrallë mban kontakte me poezinë aktuale të botës dhe kjo është dobësia e saj. Mund të tingëllojë pesimiste kjo që do të them, por shumica e poezisë shqipe është aq e pakuptim sa që mund të përdoret si mjet torture nëpër burgje.
Zëri: Ju keni bërë një studim për romanet e Rexhep Qosjes. A mund të thoni, cilat janë disa nga vlerat që e shquajnë romanin më të mirë të sotëm të letërsisë shqipe dhe cilët, sipas jush, janë disa nga përfaqësuesit e këtij romani?
Apolloni: Në fakt, atë që e mendoj për romanet e Rexhep Qosjes e kam thënë në librin “Parabola postmoderne”. Këtu vetëm mund të përsëris se romanet e tij kanë për letërsinë shqipe po atë vlerë që kanë për letërsinë botërore veprat e autorëve postmodernistë si: Vonnegut, Barthelme, Rushdie etj. Ndërsa, përgjithësisht për romanin shqiptar mund të them se është ende i brishtë, natyrisht duke përjashtuar disa romane të Ismail Kadaresë, Ridvan Dibrës, Agron Tufës dhe të ndonjë tjetri apo të ndonjë tjetre.
Zëri: Revista letrare “Jeta e re”, e nisur nga bardi i poezisë sonë dhe babai i kulturës së Kosovës, Esad Mekuli, pas një ndërprerjeje, u ripërtëri nga redaksia që e udhëhiqni ju? Cili është roli i një reviste letrare në zhvillimin a avancimin e letërsisë dhe sa do të ketë mundësi që ta luajë këtë rol vetë “Jeta e re”?
Apolloni: “Jeta e re” disa herë është ringjallur nga nostalgjia dhe është rivarrosur nga mosdija. Është e vërtetë që në të janë shfaqur dhe formuar shkrimtarët që sot përfaqësojnë letërsinë e Kosovës, ashtu siç është e vërtetë që gjatë viteve ’90 ajo u zvetënua shumë, derisa u shua krejt në dekadën e parë të këtij shekulli. Prandaj, ringjallja e kësaj reviste ka qenë sfidë. E, sfidat janë të mirëseardhura te shkrimtarët e rinj që janë pjesë e redaksisë aktuale të revistës “Jeta e re”. Numri i parë u mirëprit me entuziazëm nga lexuesit, ndërsa numri i dytë sapo është dorëzuar në shtyp. “Jeta e re” ka afruar rreth vetes shkrimtarët dhe lexuesit brenda dhe jashtë Kosovës dhe mendoj që është duke e kryer me sukses misionin e vet për ta kthyer edhe njëherë letërsinë në qendër të vëmendjes dhe për t’i njoftuar lexuesit shqiptarë me tendencat aktuale të letërsisë botërore. Shpresoj që edhe Ministria e Kulturës nuk do ta kursejë mbështetjen e saj për këtë revistë, që njëherësh është trashëgimi kulturore dhe vlerë letrare.
(Intervistë dhënë gazetës ditore “Zëri”. Publikuar më 17 korrik 2010 )

Rikthehet revista "Jeta e Re"
Prishtinë, 18 mars - "Jeta e Re", revista më e vjetër në Kosovë, kthehet në jetë. Dikur e themeluar nga bardi i poezisë shqipe në Kosovë, tani riformohet me një staf krejt të ri. Kjo revistë ka traditë 60 vjeçare është themeluar nga Esad Mekuli, i cili ishte edhe kryeredaktori i parë i saj, ndërsa ky është viti i 61 i revistës.
"Pas 4 vjetëveve na u mundësua riformimi i revistës. Në vitin 2006 doli numri i fundit. Këtë e mundësoi Ministria e kulturës. Stafi drejtues është krejt i ri, ka edhe pjesë tjera që e pasurojnë revistën", tha kryeredaktori i revistës "Jeta e re", Ag Apolloni.
Sipas kryeredaktorit të revistës, zakonisht do të ketë shkrime nga autorë botërorë, por edhe prej autorëve më të njohur kosovarë dhe shqiptarë.
"Gjithçka është e re, përveç ndonjë shenje në ballinën e revistës që është ruajtur nga tradita", thotë Apolloni.
Dikur revista ishte dy mujore por në këtë fillim të ri, revista do të jetë katër mujore. Këtë numër revista ka 400 faqe.
Në këtë numër mund të gjeni shkrime të ndryshme. Me prozë paraqiten: Guy De Maupassant - Rrëfimi i fundit, Herta Müller - Përgatitja e valixheve, Rexhep Qosja - As varri nuk i dihet etj.
Me poezi veçojmë: Rose Ausländer.
Ndërsa në seksionin e Bisedave do të mund të lexoni bashkëbisedimin mes Philip Roth & Isaac Bashevis Singer – nën titullin: Zoti ka krijuar tre Kafka.
Me dramë paraqitet Marsha Norman: Natën e mirë, nënë!
Së fundi në seksionin e Kritikë, Ese veçojmë: Albert Camus - Romani dhe revolta; John Barth - Letërsia e shterimit; Umberto Eco - Ç’është për të qeshur?; Ramiz Kelmendi - Letërsia kosovare doli nga mëngët e Esad Mekulit , etj.
(Koha ditore. Publikuar: E enjte, më 18 mars 2010. Link: http://www.koha.net/index.php?cid=1,9,15018)

Përurohet revista letrare "Jeta e Re"
23-03-2010 18:26 CET
Prishtinë- Numri më i ri i revistës letrare "Jeta e Re", që sapo ka dalë nga shtypi, përurohet në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë, sot (e martë) në orën 12.00. Revista letrare me e vjetër në Kosovë, "Jeta e Re", me traditë 60-të vjeçare, është themeluar nga bardi i poezisë shqipe në Kosovë, Esad Mekuli, i cili ishte njëherësh edhe kryeredaktori i parë i saj.
E udhëhequr nga një përbërje e re e redaksisë, numri mi i ri i kësaj reviste përmban materiale të nduarduarta nga letërsia botërore dhe shqipe, përkatësisht: 9 autorë me proza, 7 me poezi, 13 me krikë e ese, një me dramë të përkthyer si dhe një bisedë ndërmjet dy shkrimtarëve të famshëm botërorë.(R.S.)

“Jeta e Re” kthehet në duar të lexuesve
Pas katër vjetëve pushim, revista letrare “Jeta e Re” rikthehet te lexuesi, pasi të martën bëri promovimin e numrit të ri të revistës.
Kjo revistë me traditë 60-vjeçare është themeluar nga bordi i poezisë shqipe në Kosovë dhe për herë të parë është botuar në vitin 1949, me kryeredaktor Esad Mekulin, njeriun e sfidave të mëdha jetësore dhe kulturore.
“Revista ‘Jeta e Re’ është simbol kulturor i Kosovës dhe ka bashkëpunim gjithandej dhe nuk do të ndalet, por do të zgjerohet nga numri në numër”, ka deklaruar kryeredaktori i tanishëm i revistës Ag Apolloni, raportojnë mediet lokale.
Studiuesi i letërsisë, Agron Gashi, tha se sot këtij shteti të ri më shumë se kurrë i duhet “Jeta e Re”. Nga këtu dolën shumë emra të rëndësishëm nga fusha e krijimtarisë letrare, prandaj edhe kësaj here vazhdon të bashkoj penat nga të gjitha trevat shqiptare, tha Gashi.
Portali “Thema"

Një libër i spikatur letrar
Bajram Sefaj | 01-09-2010 16:40 CET
Lexuesi i pasionuar kosovar nuk ka si mos të impresionohet kur merr në dorë numrin më të ri të revistës letrare “Jeta e re”, e fill pastaj, kur nis ta lexojë. Në numrin më të ri, të dytin më radhë, janë përshirë punimet, sa në prozë, në poezi, dramë, krikë, ese e të tjera, madje mbi pesëdhjetë autorë të tanë dhe të jashtëm, më afro njëqind punime e ndihmesa të tjerë, duke marrë parasysh se një autor, sidomos në domenin e poezisë, është prezantuar, jo njëherë, më dy e më shumë krijime. Midis këtyre mbi pesëdhjetë autorëve, duhet dalluar e lavdëruar edhe punën e vyer të madje dhjetë përkthyesve të zellshëm, që, nga majat e krijimtarisë letrare dhe eseistike botërore, sjellin edhe më shumë se nga një përkthim.
Derisa prezantimi i autorëve në prozë, është proporcional. Katër më katër. Sa të huaj aq edhe shqiptarë. Ag Apolloni, Brunilda Ternova, Ibrahim Kadriu dhe, post mortum (lexo mortem), Rexhep Zogaj, janë nga tabori shqiptarë, përkundër katër të tjerëve, Max Frish, Yojce Carol Oates, Nella Larsen dhe Ichiyo Higychi, që janë autor të jashtëm, që vijnë nga meridiane të ndryshme. Ndërkaq, numri më i madh i krijuesve të përshirë dhe të prezantuar në këtë numër të revistës, është ai i poetëve. Numri i gjithëmbarshëm i poetëve të përfshirë është njëzetedy, ose gjashtëmbëdhjetë plus gjashtë poetë gjermanë të radhitur në panoramë të poezisë gjermane. Kjo panoramë, deri diku e baraspeshon numrin e poetëve shqiptarë me ata të jashtëm. Edgar Allan Poe, Rabindrath Tagore, Salman Rushdue, Yves Simon dhe Dimitris Allos, janë poetë të jashtëm, përkundrejt Eva Hila, Ragip Sylaj, Nezir Sefaj, Sylejman Pireva, Trina Gojani, Sami Hajra, Ledia Dushi, Sabit Gecaj, Kreshik Berisha, Syhejl Havolli dhe Gëzim Zeqiri.
Kur është fjala për rubrikën, intervista, ky numër sjell intervistën e përkthyer, me Don De Lillo (marrë nga revista amerikane, Guerica, 2oo7). Një pjesë te mirë, madje 161 faqet e revistës i mbushin kritikat dhe esetë e autorëve të jashtëm dhe të brendshëm. Numri i gjithëmbarshëm i autorëve është tetëmbëdhjetë, kurse njëzetedy numri i kontributeve të tyre. Tetë më dhjetë, në favor të autorëve tanë, është numri i kritikëve dhe eseistëve tanë në raport me ata të jashtëm. Childich & Tomson, Chinua Achebe, Nathalie Kerouac, Carlos Fuentes, Ralf Thiesen, Oran Pamuk dhe Domenico Nucera, janë të jashtëm kurse Alma Dema, Agron Y. Gashi, Naser Mrasori, Ndue Ukaj, Arlind Ferizi, Arbnore Lumi, Ramiz Kelmendi,Mhir Musliu, Shaip Beqiri dhe Viktor Ristani, janë tanët. Nuk bën pa e përmend kontributin e tyre të vyer, në të mirë të universit të fjalës së shkruar, që e japin përkthyesit e zellshëm, ndër të cilët duhet dalluar Urim Nergutin.
Në fund nuk ngel tjetër, pos si detyrimisht, të përgëzojmë skuadrën e vogël por të vyer të krijuesve të rinj entuziastë të mbledhur rreth redaksisë (Gonxhe Boshtrakaj, Gëzim Aliu, Agron Y. Gashi, Avni Alija, Adil Olluri), gjithnjë të udhëhequr nga, kryeredaktori, Ag Apolloni dhe redaktori përgjegjës, duke mos harruar për asnjë çast edhe kontributin e drejtorit, Demë Topalli.
Gazeta "Zëri" dhe "55"